Sport

Chellini: Do të ishte më mirë nëse Ronaldo do largohej më herët


Giorgio Chiellini ka thumbuar me fjalë Cristiano Ronaldo-n, duke këmbëngulur se do të ishte më mirë për Juventusin nëse ai do të largohej nga klubi më herët.

Kishte spekulime gjatë gjithë verës se Ronaldo do të largohej nga bardhezinjtë pasi kaloi tre vjet në Torino, por në ditët e fundit të merkatos, ylli portugez u transferua te Manchester United.

“Ne kishim arritur një pikë në marrëdhënien ku Cristiano kishte nevojë ekip të ri që mund të luante për të”, tha Chiellini “sepse kur gjen një ekip të tillë ai është vendimtar.

“Ai e ka provuar këtë në muajt e fundit dhe e tregoi në tre vitet që ishte me ne”.

“Nëse Ronaldo do të kishte qëndruar, do të kishte shtuar vlerën dhe ne do ta kishim shfrytëzuar me kënaqësi, por ai mund të mendojë më shumë për të tashmen sesa për të ardhmen”.

“Ka ikur me 28 gusht, do të ishte më mirë për ne të ishte larguar më herët, është diçka që e kemi paguar”.

“Po të ishte larguar më 1 gusht, do të kishim kohë të përgatiteshim më mirë”.

Juventus e filloi sezonin në formë skandaloze dhe nuk ishte në gjendje të fitonte asnjë nga katër ndeshjet e para të sezonit në Serie A.

Megjithatë, ata kanë marrë veten duke fituar gjashtë ndeshjet e tyre të fundit.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore