Sport

Challandes e plotëson listën për ndeshjet miqësore në Turqi


Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes, ka vendosur që ta plotësojë listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet miqësore kundër Guinesë dhe Gambisë.

Challandes ka ftuar dy futbollistë të skuadrave të kategorisë së dytë të futbollit zviceran, FC Stade de Laussane-Ouchy, Lavdrim Hajrullahu dhe Mersim Asllani.

Këto dy miqësore që do të zhvillohen në Antalya, trajneri 69-vjeçar do të ketë mundësi për të provuar lojtarë të rinj.

Në këto dy ndeshje, Challandes kishte ftuar 11 futbollistë të Supeligës së Kosovës, mirëpo tani do të mbesin vetëm shtatë, pasi që klubi i Prishtinës, kishte kërkuar që katër futbollistët e tyre të lirohen për shkak të angazhimeve që kanë me klubin në ndeshjet para-kualifikuese të Ligës së Kampionëve.

Kosova do të ndeshet me Guinenë më 8 qershor në Antalya, kurse pas tre ditësh do të përballet edhe me Gambinë.

Ndërsa fillimisht Dardanët do të luajnë një tjetër miqësore me Maltën, me datën 4 qershor në Klagenfurt të Austrisë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore