Shëndet

Çfarë probleme shëndetësore tregojnë duart e ftohta?


Ilustrim

Kur temperatura e ajrit është e ulët, është normale që duart tona të jenë të ftohta. Megjithatë, nëse duart janë vazhdimisht të akullta dhe nuk i ngrohim dot, problem mund të jetë qarkullimi i dobët, por edhe sëmundje të tjera.

Mund të ketë shumë arsye. Mjekët rekomandojnë të hiqni dorë nga zakonet e këqija, siç është pirja e duhanit. Filloni të merreni me sport dhe ndiqni rekomandimet e mjekut. Monitoroni rregullisht tensionin e gjakut dhe nivelin e kolesterolit, shpjegojnë ekspertët.

Këto janë problemet më të zakonshme shëndetësore që duart e ftohta na tregojnë.

Anemia

Nëse ndiheni të dobët, të lodhur, keni dhimbje koke dhe duart tuaja janë vazhdimisht të ftohta, mund të keni mungesë hekuri në gjak.

Funksioni i dobët i tiroides

Hipotiroidizmi, ose funksioni i ngadaltë i tiroides, çon në një ngadalësim të metabolizmit, duke rezultuar në ekstremitete të ftohta ose një ndjenjë të ftohtësisë.

Diabeti

Fërkimi në pëllëmbët dhe shputat e këmbëve dhe i ftohti mund të jenë shenjat e para të diabetit. Diabeti lë pasoja në qarkullimin e gjakut, si dhe në sistemin nervor dhe për këtë arsye shoqërohet me këto dukuri.

Stresi

Kur jemi nën stres, adrenalina që prodhohet në gjëndrat mbiveshkore kërcen, ngushton enët e gjakut, kështu qarkullimi është më i dobët, dhe krahët dhe këmbët janë më të ftohta.

Lupus

Një tjetër sëmundje autoimune mund të jetë shkaku i duarve të ftohta, dhe ai është ‘lupus eritematoz sistemik’, i cili shkakton inflamacion të kyçeve, tendinave dhe indeve dhe organeve të tjera.

Ndryshimi i ngjyrës së lëkurës së duarve dhe ndjesi shpimi gjilpërash janë shenjë se duhet patjetër të vizitoni mjekun.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore