Lajme

Çfarë përfaqëson gjenerata Z?


Gjenerata Z – siç njihet ndryshe “Gen Z” – është grupi demografik që pason “Mijëvjeçarët”.

Studiuesit dhe mediat e njohura e përdorin pёr tё përcaktuar brezin e lindur midis fundvitit 1990 dhe atyre nё fillimin e viteve 2010.

Sipas klasifikimit sociologjik, ata janë të ndryshëm nga paraardhësit e tyre.

Gёzim Tushi, sociolog dhe ish-drejtori i Teatrit dhe Estradës Profesioniste nё Vlorё, i pyetur nga Albanian Post thotë “Gen Z” ёshtё “brezi i tё rinjve 21 dhe 25 vjeç, me interesa, synime e qёllime mё shumё tё personalizuara dhe koncepte diverse e tё individualizuara pёr jetёn”.

Sipas tij, ata pёrfaqёsojnё brezin e kohёs digjitale, tё cilёt kundёrshtojnё mёnyrat e vjetra tё tё sjellurit dhe qё kundёrshtojnё normat sociale.

“Brezi Z nuk i ka shumё qejf traditat, zakonet dhe tё vjetrёn. Nё tё kundёrt preferojnё konsumin e menjëhershëm, zbavitjen dhe lidhjet e ngushta sociale”, shprehet Tusha.

Studiuesit i klasifikojnë “Gen Z” si mё racionalё nё aspektin e qёndrimeve racore, tё cilёt pёrqafojnё diversitetin mё shumё se çdo brez i mёparshёm.

Sipas tyre, janё nё rrugёn e duhur pёr tё qenё brezi mё i arsimuar deri mё tani, me njohuri tё larta nё fushёn kompjuterike, diçka qё dhe sociologu Tusha e mbёshtet, i cili thotё se “gjenerata e brezit Z po luan rol nё akselerimin e mёnyrёs digjitale tё punёs”.

Tusha thotё se, nё thelb, humanizmi i tyre dhe pranimi i sё vёrtetёs si kriter rrotullohet rreth asaj qё ёshtё e dobishme apo qё sjell pёrfitime.

“Nga aspekti filozofik, janё pragmatik, mё pak social dhe me humanizёm tё holluar rreth interesave personale. Ёshtё brezi adekuat i shoqërisë liberale, individualiste, me sjellje, qёllime e synime tё personalizuara”, tregon Tusha.

Ajo qё vihet re ёshtё njёlloj distancimi me shpejtёsi nga brezat e kaluar, por qё ngjasojnё shumё me brezin e mёparshёm “Mijëvjeçarët”.

Sondazhet e Qendrës Kërkimore Pew, të kryera në vjeshtën e vitit 2018, treguan se midis amerikanëve të moshës 13 vjeç dhe pak më të vjetër zbuluan ngjashmёri me gjeneratёn “Mijëvjeçarët”, në aspektin e pikëpamjeve raciale, janë progresivë dhe pro-qeveritarë dhe kanë më pak të ngjarë se gjeneratat e vjetra t’i shohin Shtetet e Bashkuara si superiore ndaj kombeve të tjera.

Tё njёjtin mendim duket se ndan dhe sociologu Tusha, i cili i quan “Gen Z” si “brez mё progresiv politikisht, mbёshtetёs tё lirive dhe tё drejtave tё tjera tё njeriut dhe qё kundёrshtojnё etatizmin dhe burokratizmin shtetёror”.

Sondazhet, gjithashtu, tregojnë se “Gen Z” janë mbështetës të martesave brenda së njëjtës gjini me 48% të tyre, të cilët i aprovuan, krahasuar me 27% nga gjenerata e të vjetërve Boomers.

“Mijëvjeçarët” dhe “Gen Z” thonë se kjo është një gjë e mirë për shoqërinë tonë, krahasuar me brezat e vjetër, të cilat e kundërshtojnë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore