Lajme

Çfarë ndihme ushtarake kanë dërguar aleatët perëndimorë në Ukrainë?


Qëkurse Rusia filloi pushtimin e saj në Ukrainë më 24 shkurt, aleatët perëndimorë kanë ofruar ndihmë ushtarake për t’iu ardhur në ndihmë forcave ukrainase.

Rreth 40 vende janë bashkuar tani në dërgimin e raketave, tankeve dhe artilerisë së rëndë për të ndihmuar rezistencën e Ukrainës.

Shtetet e Bashkuara kanë qenë kontribuesi kryesor i Ukrainës, duke ofruar më shumë se tre miliardë dollarë amerikanë ndihmë ushtarake që nga pushtimi i Rusisë.

Kjo përfshin paketën më të fundit ushtarake prej 800 milionë dollarësh amerikanë e shpallur nga presidenti amerikan Joe Biden javën e kaluar.

Ajo përbëhet nga 72 obuse dhe automjete taktike për të tërhequr armët e artilerisë, 144 mijë fishekë artilerie dhe 121 dronë taktikë Phoenix Ghost të zhvilluara së fundmi.

Shtëpia e Bardhë ka furnizuar ose premtuar gjithashtu helikopterë Mi-17, 1 mijë e 400 sisteme anti-ajrore Stinger, më shumë se 5 mijë lëshues raketash Javelin të aftë për të shpuar armaturën më të sofistikuar, mijëra pushkë me municion dhe një sërë pajisjesh të tjera.

SHBA-të dhe Turqia i kanë dhënë Ukrainës drone të armatosur me raketa, ndërsa Kanadaja ka dërguar obuse dhe municione dhe ka premtuar tetë automjete të blinduara.

Britania filloi furnizimin me armë për Ukrainën në muajin janar, përpara se presidenti rus Vladimir Putin të niste pushtimin.

Mbretëria e Bashkuar ka intensifikuar përpjekjet që prej asaj kohe dhe është një nga furnizuesit më të mëdhenj të armëve në Evropë për Kiev-in.

Ajo ka dorëzuar më shumë se 5 mijë raketa Nlaw-s dhe raketa të tjera antitank, 1 mijë e 360 municione kundër strukturës, pesë sisteme të mbrojtjes ajrore me më shumë se 100 raketa. , dhe 4.5 tonë eksploziv plastik, sipas Ministrisë britanike të Mbrojtjes.

Evropë

Gjermania, javën e kaluar njoftoi dërgimin e saj të parë të armatimit të rëndë në Ukrainë.

Pas javësh presioni në rritje brenda dhe jashtë vendit, Berlin-i zyrtar premtoi të dërgonte tanke anti-ajrore Gepard në Ukrainë.

Presidenti i sapozgjedhur francez Emmanuel Macron ka dhënë një dritë jeshile për dorëzimin e topave Caesar të montuar në kamion dhe raketave antitank Milano.

Kjo, përveç pajisjeve ushtarake me vlerë rreth 100 milionë euro të dhuruara tashmë nga Parisi.

Bashkimi Evropian ka nënshkruar një paketë prej 500 milionë euro për të financuar armët për Ukrainën, duke shënuar herën e parë në historinë e bllokut që po ndihmon në sigurimin e armëve për një zonë lufte.

Republika Çeke ka dorëzuar tanke T-72, mjete luftarake dhe sisteme artilerie dhe Sllovakia ka siguruar sistemin e saj të mbrojtjes kundërajrore S-300.

Polonia ka dërguar pajisje duke përfshirë drone dhe raketa antitank Javelin dhe gjithashtu ka premtuar tanke T-72.

Norvegjia ka dorëzuar raketa anti-ajrore dhe armë antitank Mistral në Ukrainë.

Belgjika, Estonia, Greqia, Finlanda, Letonia, Lituania, Holanda, Portugalia, Spanja dhe Sllovenia janë gjithashtu ndër vendet që dërguan pajisje ushtarake.

Jashtë Evropës, Australia ka vënë në përdorim gjashtë obusa, municione dhe automjete të ripërshtatura Bushmaster, ndërsa Japonia hoqi kufizimet e saj të pas Luftës së Dytë Botërore në eksportet ushtarake për t’i ofruar jelekë antiplumb dhe helmeta Ukrainës.

Këto janë dërgesat e zbardhura deri më tani nga autoritetet respektive dhe nuk përfshihen dërgesat e mundshme të sekretuara

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore