Pajisje

Çfarë është “Mutalk”


Një produkt i pazakontë ka arritur nga Japonia.

Ky produkt i cili duket i çuditshëm, ka një funksion të dobishëm.

Shiftall ka krijuar një pajisje, të quajtur Mutalk, e cila i përket kategorisë së mikrofonave Bluetooth wireless.

Mutalk synon të dëgjojë vetëm përdoruesin.

Mutalk përdor parimin e rezonatorit Helmholtz, ku maska vendoset mbi gojën e përdoruesit dhe zvogëlon volumin e zërit me 30 decibel.

Përdoruesit mund të flasin jashtëzakonisht me zë të lartë në pajisje pa ndikuar në mjedis.

Kompania Shiftall është kujdesur edhe për higjienën e pajisjes, ndaj ka jastëkë të zëvendësuesshëm në brendësi.

Kur bëhet fjalë për çmimin, Mutalk kushton 200 dollarë në SHBA.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore