Lajme

Certifikohet lista e Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës për zgjedhjet në Serbi


Ilustrim

Deputeti shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi përmes një njoftimi në rrjetin e tij social në Facebook ka bërë të ditur se është certifikuar lista e Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës, për zgjedhjet e prillit në Serbi.

Sipas Kamberit Lista e cila përbëhet nga tri parti, do të garojë me numrin 16.

“Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës” do të  jetë  Lista me numër 16. Me të njëjtin numër që morëm pjesë edhe në zgjedhjet e kaluara parlamentare të vitit 2020. Me 3 parti nënshkruese PVD, PD dhe LPD”, shkruan Kamberi.

Në këtë listë janë dhjetë kandidat për deputetë.

“Me 10 kandidatë për deputet nga të tri komunat e Luginës së Preshevës. Me Preshevën, Medvegjën e Bujanocin në të. Me numër 16 u certifikua gjithpërfshirja e Luginës së Preshevës për vazhdimin e betejës së dinjitetshme politike, përfaqësimin dinjitoz e të pakompromis si përpjekje për të përfaqësuar sa më mirë shqiptarët dhe interesat  kolektive”, thuhet në njoftimin e Kamberit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore