Shqipëria

Celibashi: Regjistrohen 11 parti dhe 3 komitete nismëtare


Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, bëri të ditur të enjten, më 11 shkurt, se pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë regjistruar 11 parti politike dhe tre komitete nismëtare.

Pas shqyrtimit të dokumentacionit, Komisioneri vendosi të regjistrojë si subjekte zgjedhore partitë politike dhe komitetet nismëtare.

Sipas njoftimit janë regjistruar; Partia Aleanca për Demokraci dhe Solidaritet, Partia e Çështjeve Shqiptare, Partia Demokristiane e Shqipërisë, Partia Ballit Kombëtar Demokrat,  Partia Agrare Ambientaliste, Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar, Partia Lëvizja e Re, Partia Kristian Demokrate, Partia Aleanca Demokracia e Re, Partia Komuniste të Shqipërisë, Partia Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar.

Ndërsa nga grupi i komiteve nismëtare janë regjistruar; Boiken Abazi, Dragua Ceka si kandidatë të propozuar nga zgjedhësit në zonën zgjedhore të qarkut Tiranë. Si dhe Elton Debreshi si kandidat i propozuar në zonën zgjedhore të qarkut Dibër.

Shqipëria do të zhvillojë zgjedhjet parlamentare më 25 prill 2021.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore