Shqipëria

Celibashi: Denonconi shkeljet zgjedhore, burimet shtetërore të kufizuara gjatë fushatës


Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka ftuar të gjithë votuesit të denoncojnë shkeljet zgjedhore, gjatë zhvillimit të tyre më 25 prill.

“Mos hezitoni të denonconi shkeljet që konstatoni në portalin e KQZ-së, Kallëzo”, shkruan ai në Twitter.

Komisioneri ka shpërndarë gjithashtu edhe një skedë informative për përdorimin e burimeve shtetërore gjatë fushatës.

Të ndaluara janë sipas ligjit veprimtaritë publike promovuese të zyrtarëve qendrorë dhe vendorë. Gjithashtu edhe projektet me natyrë publike të cilat nuk janë lajmëruar përpara fillimit të fushatës.

Shpërndarja e lejeve të legalizimeve ndalohen gjatë fushatës. Një tjetër aspekt i ndaluar është marrja në punë ose heqja nga puna e punonjësve, me çdo lloj kontrate.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore