Sport

Cavani në Brazil? Kërkohet nga Palmeira-s


Edinson Cavani po kalon vitin e fundit në kontratë me Manchester United, dhe me shumë mundësi vitin e fundit në Evropë.

34-vjeçari gjatë kësaj vere e zgjati kontratën edhe për një vit me Djajtë e Kuq, por duket se ajo ishte e fundit e zezë mbi të bardhë që Cavani vuri në Evropë.

Sulmuesi i Manchester United me shumë mundësi kontratën do ta vazhdojë në Amerikën e Jugut.

U përfol për një transferim te skuadra e madhe argjentinase, Boca Junior, por edhe për një rikthim në vendin e lindjes, Uruguaji.

Por asnjëra nga këto nuk ndodhi, edhe pse mbesin mundësi të hapura.

Tani, në garë është futur edhe një skuadër tjetër nga shtetet e CONMEBOL-i, dhe bëhet fjalë për Palmeira-s nga Brazili.

Skuadra braziliane është e vetëdijshme për kontratën që skadon këtë verë, dhe po bën gjithçka për t’ia mbushur mendjen futbollistit.

Një gjë është pothuajse e sigurt – destinacioni i radhës për Edinson Cavani do jetë Amerika e Jugut.

Se cili shtet, mbetet për t’u parë…

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore