![](https://albanianpost.com/wp-content/uploads/2020/12/2_GettyImages-696558074.jpg)
Janë luajtur dy ndeshjet e fundit të çerek-finales së Carabao Cup, ku Tottenham i Jose Murinho ka arritur të fitoi në transfert përballë Stoke City dhe Manchester Unitet ka triumfuar po në transfert, duke mundur Everton-in e Carlo Ancelotti.
Tottenham fitoi me rezultatin 1-3, ku realizuan, Gareth Bale në minutën e 22’, Ben Davies 70’ dhe Harry Kane 81’, ndërsa për vendasit shënoi Jordan Thompson 53’.
Ndërkohë, në sfidën tjeter, të luajtur në “Goodison Park”, djajt e kuq triumfuan me rezultatin 0-2. Për ekipin e Ole Gunnar Solskjaer, shënuan Edison Cavani në minutën e 88’ dhe Anthony Martial në 90+6’.
Më herët u kualifikuan edhe Manchester City dhe Brentford. Ekipi i Pep Guardiola-së u kualifikua pasi mundi Arsenal-in me rezultatin 1-4, ndërsa, ekipi i Brentford-it, që aktualisht militon në Championship, kategoria e dytë për nga rëndësia në futbollin anglez, u kualifikua pas fitores 1-0 kundër Newcastle.
Në gjysëm-finale përballjet do të jenë Tottenham-Brentford, e cila do të luhet më 5 janar 2021 dhe sfida tjetër do të jetë një derbi Manchester United-Manchester City, që do të luhet më 6 janar 2021./AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Nuk u aktivizua në Euro 2024, shpërthen babai i Ismajlit: Tradhëti, i vodhën ëndrrën
-
Sylvinho: Dalim me kokën lartë, vëmendja te Nations League dhe kualifikueset e Botërorit
-
Eliminimi nga Euro 2024, kapiteni Gjimshiti: I lumur për performancën, kemi bërë gabime
-
Shqipëria nuk ia del, mundet nga Spanja dhe eliminohet nga Euro 2024
Lajmet kryesore
-
Ekskluzive: Raportimi i Albanian Post, Prokuroria Speciale nis hetimin për faljen ilegale të borxheve për ambalazhuesit e ujit
-
Apeli vulos fatin e Belerit, dënohet me dy vjet burg
-
GJNP lëshon urdhër arreste për krime lufte, për Shoigun dhe Gerasimov
-
Lajçaku fajëson opozitën dhe mediat në Kosovë e Serbi që Kurti e Vuçiçi s’e zbatuan Marrëveshjen e Ohrit