Sport

Cagliari 1-3 Cristiano Ronaldo


Tre pikësh shumë i rëndësishëm për Juventus-in dhe ato pak shpresa që kanë mbetur për titullin e dhjetë rradhazi.

Bardhezinjtë nuk po kalojnë një periudhë të mirë, dhe secila ndeshje tash e pas për ta do jetë si një finale.

Pas eliminit nga Porto, skuadra e Pirlo-s sot udhëtoi për t’u përballur me Cagliari-n.

Protagonist i ndeshjes ishte Cristiano Ronaldo, që shënoi të tre golat e Juventus-it.

Fillimisht portugezi shënoi në minutën e dhjetë me kokë, kurse në të 25-ën ai konvertoi në gol penalltinë.

Në minutën e 32-të të ndeshjes, Ronaldo kompletoi tre-golëshin, ose “the perfect hattrick”, duke arritur të shënoj me kokë, me kembën e majtë dhe të djathtë.

Me këto tre gola, Ronaldo u ngjit në kuotën e 23 golave në Serie A, duke qenë top golashënues i kampionatit italian.

Golin e nderit për Cagliari-n e shënoi Simeone në pjesën e dytë.

Me këtë fitore, Juventus ngjitet në kuotën e 55 pikëve, dhjetë më pak se kryesuesit e Inter, por me një ndeshje më shumë për të zhvilluar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore