Sport

Bundesliga dhe pikëpyetjet e fundit për t’u zgjidhur


Bundeliga zhvillon javën e parafundit në një kampionat që tani njeh kampionin, por jo edhe skuadrat e kualifikuara në Evropë dhe ato që bien nga kategoria.

Wolfsburg, Dortmund dhe Eintracht luftojnë për dy vendet e fundit në Champions.

Dy të parat zhvillojnë ndeshjet e tyre nesër, kurse Eintracht-i luan sot.

Skuadra nga Frankfurt-i udhëton për t’u përballur me Schalke-n, tanimë të rënë nga kategoria.

Një fitore, do t’i ngjiste shqiponjat përkohësisht në vendin e tretë.

Monchengladbach, Union Berlin dhe Freiburg luftojnë për vendin e fundit në Conference League.

Të parët presin Stuttgarti-n në shtëpi.

Punë më të vështirë ka Union Berlind, të cilët do të jenë mysafirë të Leverkusen-it, që tani ka siguruar pjesëmarrjen në Europa League.

Freiburg-i në anën tjetër, pret kampionët e Bayern-it, në një ndeshje që është shumë e rëndësishme për ta.

Augsburg, Werder Bremen, Arminia Bielefeld dhe Koln luftojnë për të siguruar dy vendet e fundit që sigurojnë mbetjen zyrtare në ligë.

Dy të parat luajnë me njëra tjetrën.

Një fitore do t’ia siguronte Augsburg-it zyrtarisht mbetjen në ligë.

Kurse, Werder-i i Milot Rashicës, është e detyruar që të paktën ta shmangë humbjen, në të kundërtën rrezikon shumë.

Arminia dhe Koln presin skuadra pa asnjë objektiv.

Të parët ndeshen me Hoffenheim-in, kurse Koln udhëton në kryeqytet për t’u përballur me Hertha-n.

Të gjitha ndeshjet zhvillohen në të njëjtin orar, 15:30.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore