Rajoni

Bullgaria dhe Maqedoninë e Veriut të përkushtuara për të gjetur një zgjidhje


Qeveria e Maqedonisë së Veriut dhe ajo e Bullgarisë - Sofje

Ka përfunduar vizita dyditore e Qeverisë së Maqedonisë në Sofje të Bullgarisë, ku është mbajtur seanca e dytë e përbashkët e dy qeverive, në të cilën janë nënshkruar një sërë memorandumesh të cilat në periudhën e ardhshme do të duhet të rrisin bashkëpunimin mes dy vendeve, por edhe të përmirësojnë jetën e qytetarëve.

Sipas dy qeverive, komisioni historik do të punojë me një ritëm të shtuar për të zgjidhur çështjet e hapura politike.

“Ka vende si Republika e Maqedonisë së Veriut ku të drejtat individuale ushtrohen kolektivisht. Në kushtetutën tonë, përveç popullit maqedonas, ka edhe shqiptarë dhe të tjerë që përbëjnë komunitetet e tjera që janë pjesë e kushtetutës dhe normalisht nëse qytetarët e tjerë në vend që vetëvendosën në një mënyrë tjetër dhe ata mund të kërkojnë të jenë pjesë të Kushtetutës së RMV”.

“Normalisht është një proces që kalon nëpër ndryshime kushtetuese që ka disa hapa dhe në të cilin përfshihen më shumë institucione dhe nëse kjo ndodh, është normale që një gjë e tillë të ndodhë në rrugën e një vendi drejt BE-së, sepse atëherë hapet kushtetuta me radhë dhe bëhen përshtatje të tjera”.

“Pastaj përmes atij procesi sigurisht që do të mbulohen ato çështje në bazë të kërkesave të qytetarëve”, ka deklaruar kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski.

Ndërsa kryeministri bullgar, Kiril Petkov ka thënë se nuk do të ndryshojnë anëtarët e komisionit historik nga ana e tyre, duke shtuar se pret që gjuha e urrejtjes të vdesë në periudhën e ardhshme.

Petkov dhe Kovaçevski do të takohen pas një jave, ndërsa janë shprehur se janë hedhur bazat për përparim të shpejtë në marrëdhëniet e ndërsjella.

“Dua të theksoj se komisioni historik do të ketë të paktën tre mbledhje në katër muajt e ardhshëm. Punë shumë intensive. Kjo është një pamje shumë optimiste e rezultateve të përbashkëta”.

Takimet e sotme tregojnë sinergjinë dhe përfitimet e fqinjësisë së mirë. “Në realitet, këto memorandume kanë një rezultat përfundimtar themelor dhe ai është zhvillimi ekonomik i të gjithë rajonit”, ka thënë Petkov.

 

Radev pa sinjale pozitive në vizitën e Petkovit, por i kujtoi bullgarët maqedonas

Kryeministri maqedonas gjatë kësaj vizite dy ditore në Sofje është takuar edhe me presidentin e vjetër dhe të ri të Bullgarisë, Rumen Radev, i cili ka thënë se nevojitet një dialog i hapur dhe i ndershëm, ndërsa Kovaçevski është pajtua me Radevin, duke shtuar se dy ministritë e jashtme kanë kapacitet të plotë për të diskutuar çështje të rëndësishme të cilat janë të hapura mes dy vendeve.

“Duhet të kemi shumë më tepër respekt, dialog të hapur dhe të ndershëm për të ecur përpara në këto tema të rëndësishme”, ka thënë Radev.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore