Lajme

Britani, ilaç i ri kundër COVID për pacientët spitalorë


Pacientëve spitalorë “më të prekshëm” në Mbretërinë e Bashkuar, të cilët nuk janë në gjendje të krijojnë një përgjigje antitrupi ndaj coronavirusit, do t’i ofrohet nga e hёna ilaçi i ri Ronapreve.

Trajtimi i miratuar muajin e kaluar, përdor pёr tё sulmuar virusin, një masё antitrupash të prodhuara në laborator.

Medikamenti ёshtё pjesё e grupit tё famshёm tё ilaçeve eksperimentale qё i’u dha vjet Presidentit tё SHBA-ve, Donald Trump, sipas agjencisё mediatike “BBC”.

Kokteji i antitrupave është treguar se zvogëlon qëndrimet në spital me katër ditë dhe zvogëlon rrezikun e vdekjes me një të pestën.

Autoritetet kanë bërë me dije se, kura është shtrenjtë dhe përparësi do t’u jepet pacientëve me rrezikun më të madh për t’u sëmurur rëndë.

Konkretisht ajo do të përdoret për pacientët mbi 50 vjeç pa antitrupat e nevojshëm dhe për ata të moshës 12-49 vjeç, të cilët vuajnё nga sёmundje bashkёshoqёruese.

Pacientët e kualifikuar, do tё testohen fillimisht pёr nivelin e antitrupave për të përcaktuar nëse ato janë seronegative, nёse nuk kanë një përgjigje adekuate ekzistuese të antitrupave.

Antitrupat e trajtimit, kazirivimab dhe imdevimab do t’u administrohen mё pas pacientëve përmes. Ilaçi funksionon duke u lidhur me proteinën e virusit, duke e ndaluar atë sё qenuri në gjendje pёr tё infektuar qelizat e trupit.

Terapia e antitrupave sulmon virusin, ndryshe nga trajtimet e tjera COVID si steroid dexamethasone, që qetëson sistemin imunitar të trupit, tё aktivizuar sё tepёrmi.

Fillimisht terapia hasi nё hezitime, pas dështimit tё provave nga antitrupat e pacientëve tё shёruar.

Sidoqoftë, kompanitë Regeneron dhe Roche testuan antitrupa monoklonalë në laborator dhe gjetjet treguan se të dy që ishin në gjendje tё luftonin virusin.

Rezultet ishin shumë efektive dhe terapia vazhdon të funksionojë po ashtu mё sё miri edhe kundër varianteve të reja.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore