Përballje

Brazil dhe Peru, dy gjysmëfinalistët e parë të Copa America


Dy çerekfinalet e para të Copa Americas ishin interesante dhe përfunduan me shumë dramë.

Brazili kanë kaluar në gjysmëfinalen pasi fituan ndeshjen përballë Kilit, me rezultat 1:0.

Ndeshja ishte e baraspeshuar, ku fituesi nuk dihej deri në fund, edhe pse Brazili ishin ata që kishin epërsinë.

Pjesa e dytë nisi furishëm për Brazilianët pasi ata inkuadruan Lucas Paquetan në lojë, i cili shënoi sapo u inkuadrua.

Në minutën e 48-të, dy minuta pas golit, Gabriel Jesus shkaktoi një ndërhyrje të palejuar ku goditi me atlete në fytyrë, një nga lojtarët e Kilit.

Pas shumë përpjekjeve të kilianëve, ata shënuan në minutën e 62-të, por u anulua nga VAR, pasi ishte pozicion jashtë loje.

Kilianët nuk u ndalën së sulmuari duke goditur edhe shtyllën, por ata nuk arrinin të shënonin në portën e Ederson.

Ndërsa ndeshja tjetër mes Perusë dhe Paraguait ishte shumë më ndryshe nga ajo mes Brazilit e Kilit.

Peruja arritën kualifikimin në gjysmëfinale nga penalltia, pasi fituesi nuk u kuptua gjatë kohës së rregullt dhe vazhdimeve.

Ndeshja në kohën e rregullt u mbyll me rezultat 3:3, ku të parët shënuan Paraguai në minutën e 11-të me anë të Gustavo Gomez.

Në minutën e 21-të, ishte përsëri Gustavo Gomez që shënoi, por këtë herë në portën e gabuar për të barazuar rezultatin.

Pesë minuta para fundit të pjesës së parë, ishte Gianluca Lapadula i cili shënoi për të i dhënë epërsinë minimale ekipit të Perusë.

Në minutën e fundit të pjesës së parë, pas shënimit të dy golave, Gustavo Gomez u ndëshkua me karton të kuq për t’i lënë me një lojtar më pak Paraguain.

Me fillimin e pjesës së dytë, në minutën e dytë shënoi Junior Alonso për të barazuar rezultatin.

10-të minuta para përfundimit të kohës së rregullt, Yoshimar Yotun  shënoi për t’i dhënë epërsinë Perusë.

Vetëm pesë minuta para përfundimit, Andre Carrillo u ndëshkua me karton të kuq po ashtu, e cila barazoi numrin e lojtarëve me Paraguajin.

Kur u mendua se gjithçka përfundoi, në minutën e 90-të ishte Gabriel Avalos i cili shënoi për ta dërguar ndeshjen në vazhdime.

Në fund të ndeshjes u gjuajtën 12 penallti, ku humbën Paraguai pasi nuk arritën të shënojnë tre herë.

Brazili dhe Peruja do të përballen në gjysmëfinalen e parë të Copa America.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore