Lajme

Borrell udhëton për në Afrikën e Jugut për të forcuar marrëdhëniet paçka afrimit me Rusinë


Josep Borrell, përfaqësuesi i lartë i BE-së, do të udhëtojë drejt Afrikës së Jugut në një përpjekje për të forcuar marrëdhëniet.

Kjo vjen në një kohë kur presidenti Cyril Ramaphosa ka ndërmarrë hapa për t’u afruar me Rusinë dhe ka denoncuar efektet e sanksioneve evropiane mbi luftën në Ukrainë në kontinentin afrikan.

Të premten e 27 janarit do të zhvillohet një takim ministror midis BE-së dhe Afrikës së Jugut në Pretoria, për të rifilluar dialogun në fusha të ndryshme.

Ndërkaq, Borrell do t’i bashkohet Komisionerja për Shërbimet Financiare Mairead McGuinnes, Komisionerja për Shëndetin dhe Sigurinë Ushqimore Stella Kyriakides dhe Komisionerja për Bashkëpunim Ndërkombëtar Jutta Urpilainen.

Takimi vjen në një kohë kur marrëdhënia midis BE-së dhe Afrikës së Jugut është rritur në thellësi dhe ambicie “pavarësisht kontekstit sfidues ndërkombëtar”.

“Ministrat do të shqyrtojnë partneritetin strategjik duke u fokusuar në disa fusha me interes të ndërsjellë, duke përfshirë paqen dhe sigurinë, bashkëpunimin shumëpalësh, tregtinë dhe investimet dypalëshe, prodhimin e vaksinave dhe shëndetin, ndryshimet klimatike, energjinë e rinovueshme, tranzicionin e drejtë të energjisë, shkencën, inovacionin dhe arsimin”, thuhet nga zyra e tij.

Pak ditë më parë, Afrika e Jugut ka njoftuar se gjatë muajit shkurt do të kryejë manovra të përbashkëta ushtarake me Rusinë dhe Kinën me qëllim “forcimin e marrëdhënieve tashmë të lulëzuara” midis tre vendeve.

Është një nga vendet e kontinentit afrikan që ka refuzuar të marrë një qëndrim për pushtimin rus të Ukrainës dhe ka marrë në dhjetor 2022 presidencën e radhës të grupit të njohur si BRICS, i cili përfshin Brazilin, Rusinë, Indinë dhe Kinën.

Vizita do të shërbejë për të mbajtur kontakte dypalëshe me Ramaphosa-n dhe me ministrin e Jashtëm të Afrikës së Jugut, Naledi Pandor.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore