Shqipëria

Borrell flet me Ramën për sulmet e fundit kibernetike


Përfaqësuesi i Lartë për Politikën e Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell komunikoi të enjten e 15 shtatorit me kryeministrin shqiptar Edi Rama.

Lajmi u bë i ditur nga kryediplomati evropian, duke cituar statusin e tij në median sociale Twitter.

Sipas tij, këto kërcënime ndaj integritetit dhe sigurisë së Shqipërisë dhe përpjekjet për të minuar institucionet dhe shoqëritë demokratike janë të papranueshme.

“Fola me kryeministrin Edi Rama sot për sulmet e fundit kibernetike që kanë goditur Shqipërinë”, u shpreh fillimisht Borrell.

Ai theksoi se BE-ja do të qëndrojë në krah të Shqipërisë në rritjen e mbrojtjes kibernetike.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore