Lajme

Bombardimi i kopshtit në Akhtyrka – 1 fëmijë i vdekur dhe 1 tjetër në gjendje kritike


Si pasojë e granatimeve në qytetin Akhtyrka kanë mbetur të vrarë pesë persona dhe janë plagosur 15 të tjerë.

Mes të vdekurve është një fëmijë, ndërsa dy fëmijë të tjerë janë operuar dhe njëri prej tyre është në gjendje kritike për jetën.

Sipas shefes së Departamentit të Shëndetësisë të Këshillit Bashkiak të Akhtyrsky, Elena Lanina, në mesin e të vdekurve janë të gjithë civilë.

Sipas saj, janë plagosur edhe 6 civilë, mes tyre dy fëmijë dhe nëntë ushtarakë ukrainas.

“Të dy fëmijët e plagosur tani po trajtohen në një spital lokal. Midis ushtarakëve, pesë nuk u plagosën rëndë. Në të njëjtën kohë, tetë të rritur të tjerë u plagosën ndjeshëm”, tha zyrtarja.

Pavel Kuzmenko, kryetar i komunitetit territorial të qytetit Akhtyrsk, tha se një fëmijë mori një plagë depërtuese dhe është në gjendje kritike.

Një kopsht dhe një jetimore në Ukrainë u raportuan se u sulmuan nga forcat ruse.

Lajmin për sulmet do e konfirmonte edhe ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba.

Zyrtari ukrainas jo vetëm që i dënoi këto sulme, por edhe i ka quajtur krime lufte, të cilat dhunojnë Statutin e Romës.

Njëkohësisht, së bashku me prokurorin e çështjes, Kievi ka filluar të mbledhë prova, për t’i dërguar më pas në Gjykatën e Hague-s, në mënyrë që të dënohen autorët.

Për të lexuar zhvillimet e plota kliko KËTU

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore