Lajme

Bob Dylan akuzohet për abuzim seksual me një vajzë 12-vjeçare, në vitin 1965


Kantautori amerikan Bob Dylan është paditur, nga një grua që thotë se ai abuzoi seksualisht me të në vitin 1965, kur ajo ishte 12 vjeç.

Padia pretendon se Dylan “shfrytëzoi statusin e tij si muzikant, duke e i dhenë 12-vjeçares alkool dhe drogë për të abuzuar seksualisht me të shumë herë”.

Aty thuhet se abuzimi ndodhi në apartamentin e Dylan në hotel “Chelsea”  New York.

Padia u ngrit të premten e kaluar në Gjykatën Supreme të New York, ndërkohë që zëdhënësi i Dylan tha për  “ The Guardian” se “pretendimi 56-vjeçares është i pavërtetë dhe do të mbrohet me forcë”.

Akuzuesja e cila aktualisht jeton në shtetin e Connecticut në SHBA, është identifikuar vetëm nga inicialet e saj, J.C.

Ajo tha se këngëtari 80 vjeçar, i kishte shkaktuar “dëm të rëndë psikologjik dhe trauma emocionale”, dhe po kërkon dëmshpërblim.

Dylan ka shitur më shumë se 125 milionë albume në të gjithë botën gjatë një karriere që zgjati gjashtë dekada.

Në vitin 2016, atij iu dha çmimi Nobel në letërsi, duke u bërë kompozitori i parë që fitoi çmimin prestigjioz.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore