Lajme

Blinken uron Nevruzin: Të reflektojmë mbi vitin e kaluar


Antony Blinken, Sekrat i Shtetit, SHBA

Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken, ka uruar nëpërmjet një video mesazhi në Twitter festën e Sulltan Nevruzit.

“I uroj të gjithëve anembanë në botë, gëzuar Nevruzin. Shpirti i ringjalljes dhe ripërtërimit në këtë festë duhet të na udhëheqë në ditë më të mira”.

Blinken ka përmendur në mesazh të parët qytetarët në Iran dhe Lindjen e Mesme. Më pas e ka zgjeruar urimin drejt vendeve evropiane, Kaukazit, Azisë qendrore dhe jugore si dhe dy amerikave.

“Shënjues i ditës së parë të pranverës, Nevruzi është një kohë për t’u mbledhur me familjen dhe miqtë. Një kohë për të shijuar gatimet dhe ëmbëlsirat përfaqësuese të ëmbëlsisë së jetës. Duhet të reflektojmë mbi vitin e kaluar, ndërkohë që shohim përpara bekimet e të ardhmes”.

Një ndër sfidat e përmendura nga Blinken është ajo e të bashkuarit të familjeve të ndara në botë.

“Të mos pasurit mundësi për të qenë me të dashurit është një ndër sfidat me të cilat u përballëm gjatë pandemisë. Nowruz Pirouz”, përmbyll mesazhin Blinken-i.

Festa e Sulltan Nevruzit kremtohet në Shqipëri më 22 mars. Në vende të tjera ndërkohë, data ndryshon.

Irani është vendi kryesor, i cili e kremton Nevruzin nga 20-24 marsi. Vendet e tjera përfshijnë Kosovën, Irakun, Taxhikistanin, Kirgistanin, Gjeorgjinë, Kazakistanin dhe pellgun e Lindjes së Mesme.

Fjala Nevruz vjen nga persishtja dhe ka kuptimin “Ditë e Re”. Sulltan ndërkohë është titulli i lartë, i cili i është dhënë për të transmetuar rëndësinë e kësaj dite.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore