Lajme

Bjellorusia thotë se nuk ka nevojë për mobilizim


Sekretari i Shtetit i Këshillit të Sigurimit të Bjellorusisë, Alexander Volfovich, siguroi se vendi nuk ka nevojë për mobilizim në sfondin e shpalljes së mobilizimit të pjesshëm në Rusi.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia shtetërore bjelloruse BelTA.

Ai gjithashtu deklaroi se “milicia popullore” në Bjellorusi, e cila po krijohet, “ka për qëllim të mbrojë vendin e saj, Bjellorusia nuk përbën kërcënim për askënd”.

Ministri britanik i Mbrojtjes Ben Wallace i quajti vendimet e fundit të Putin-it për mobilizimin dhe pseudo-referendumet pranimin e tij de facto se Rusia ka filluar të humbasë.

Ambasadorja e SHBA-ve në Ukrainë Bridget Brink gjithashtu e quajti vendimin e Federatës Ruse “një shenjë dobësie dhe dështimi”.

Ambasadori i BE-së Matti Maasikas theksoi se Ukraina ka nevojë për paqe me kushtet e saj, me respekt për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës dhe BE-ja do të vazhdojë mbështetjen e saj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore