Shqipëria

BIRN ngre databazën e PPP-ve


Rjeti i Raportimeve Investigative në Ballkan (BIRN), ka publikuar një sistem të dhënash mbi kontratat e Partneritetit Publik – Privat (PPP) në Shqipëri.

Sistemi përmban të dhënat e 220 projekteve me vlerë tërësore 4.2 miliardë euro. Gjithashtu aty gjenden qindra dokumente të lidhura me kompanitë përftuese të kontratave.

Databaza u publikua si pjesë e projektit “Ndjekja e gjurmëve të parave të projekteve PPP”. Projekti u mbështet nga Komisioni Demokratik i Grandeve të Vogla, pjesë e Ambasadës së SHBA-së në Shqipëri.

Qëllimi i këtij projekti është të mbështesë rritjen e transparencës mbi PPP-të. Kjo do të arrihet nëpërmjet publikimit të hapur të burimeve dhe gazetarisë së të dhënave.

Për arritjen e objektivit, u zhvilluan disa kërkime dhe rishikime të PPP-ve. Në to u përfshinë të dhënat fiskale dhe dokumentacione shtesë.

Kjo do i mundësojë gazetarëve të thjeshtojnë kërkimet e tyre mbi këtë fushë duke pasur të dhëna shumë të besueshme në kohë reale, për PPP-të e 15 viteve të fundit.

BIRN-i e ka zhvilluar këtë projekt për t’i dhënë mundësinë dhe çdo gazetari lokal të informojë publikun. Të dhënat mund të përdoren dhe nga njerëzit e thjeshtë që bëjnë kërkime mbi çështjet e PPP-ve.

Sistemi i të dhënave është i aksesueshëm online në Shqip dhe Anglisht nëpërmjet faqes ppp.reporter.al./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore