Lajme

Binjakët kanadezë të lindur më para kohe në botë


Një vëlla dhe motër kanadezë të lindur në javën e 22-të janë emëruar nga Guinness si binjakët e lindur më para kohe në botë.

Adiah dhe Adrial Nadarajah kanë lindur 126 ditë më herët, duke kapërcyer rekordin e mëparshëm prej 125 ditësh më herët, të vendosur në vitin 2018 nga binjakët në shtetin amerikan të Iowa-s.

Nëse fëmijët do të kishin lindur edhe një orë më herët se 22 javë, spitali nuk do të kishte ndërmarrë masa shpëtimi, thotë Guinness.

Një shtatzëni e plotë është zakonisht 40 javë, duke e bërë këtë të fundit 18 javë të parakohshme.

Mamaja Shakina Rajendram ka treguar se kur ajo filloi lindjen në vetëm 21 javë dhe pesë ditë, mjekët i thanë se foshnjat kishin “0 për qind shans për të mbijetuar”.

Ishte shtatzënia e saj e dytë, pasi humbi të parën vetëm disa muaj më parë në të njëjtin spital pranë shtëpisë së tyre në Ontario.

I ati Kevin Nadarajah ka thënë se spitali u tha atyre se nuk do të ishin në gjendje të ndihmonin me një shtatzëni kaq të hershme.

Shumica e spitaleve nuk përpiqen të shpëtojnë fëmijët e lindur para javës së 24-të deri në 26. Por për fat, çifti mundi të transferohej në spitalin Mount Sinai në Toronto, i cili ka një njësi të specializuar të kujdesit intensiv neonatal.

Në ditën e dytë të lindjes së Rajendram – 21 javë dhe gjashtë ditë pas shtatzënisë – asaj iu tha se nëse fëmijët do të lindnin edhe disa minuta para javës së 22-të, ata do të vdisnin.

Pavarësisht gjakderdhjes së madhe, ajo u përpoq të bënte më të mirën për t’i “mbajtur foshnjat brenda” për disa orë të tjera.

Dhe më pak se dy orë pasi hynë në 22 javë në mitër, fëmijët lindën.

Adiah dhe Adrian tani nga një vjeç, kanë jetuar pavarësisht nga problemet serioze mjekësore.

“Ne i pamë foshnjat pothuajse të vdisnin para syve tanë shumë herë”, ka treguar Rajendram. Ndërkohë që ende po ndiqen nga afër nga mjekët, ata janë mirë.

Foshnja më e lindur para kohe ishte Curtis Means nga Alabama, e cila lindi në 21 javë dhe një ditë.

Marrë nga “BBC”, përshtatur për “Albanian Post”.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore