Shëndet

Bimët mjekësore kundër stresit


Ekziston një kulturë e lashtë e cila ka të bëje me traditën e vjetër për të përdorur bimë mjekësore.

Gjatë studimit të kësaj kulture, ekspertët vendosën të ndajnë me ju disa prej thesareve më të mira të fshehura në natyrë të cilat e mbrojnë shëndetin e njeriut dhe luftojnë sëmundjet. Roli i bimëve mjekësore në shëndetin e mendjes është studiuar, testuar dhe pranuar si nga ekspertët mjekësore ashtu edhe nga përdoruesit e këtyre bimëve.

Ekspertët thonë se bimët mjekësore ofrojnë efekte të ngjashme me ilaçet farmaceutike. Roli i bimëve mjekësore në shëndetin e mendjes është studiuar, testuar dhe pranuar si nga ekspertët mjekësore ashtu edhe nga përdoruesit e këtyre bimëve. Ato kanë efekte shumë të mira.

I vetmi problem, nëse mund të quhet i tillë, është se funksionojnë më ngadalë se medikamentet, edhe pse efektet e bimëve janë më afatgjata. Kjo është arsyeja përse bimët mjekësore shpesh anashkalohen.

Bimët mjekësore, kundër sëmundjeve.

Lule basani dhe sanëza janë dy nga barishtet më të mira që përdoren për shëndetin e mendjes. Studimet shkencore kanë treguar se këto bimë kanë cilësi të jashtëzakonshme për të përmirësuar shëndetin e trurit. Këto bimë rekomandohen dhe përdoren gjërësisht në ditët e sotme. Lule basani përdoret për të trajtuar rastet e depresionit të një niveli mesatar. Sanëza nga ana tjetër përdoret kundër ankthit dhe pagjumësisë. Bimët mjekësore rekomandohen jo vetëm nga mjekët, ekspertët e ndryshëm, por edhe nga psikologët. Sipas tyre, bimët mjekësore mund të përdoren për të parandaluar sulmet që i kanosen trurit gjatë përditshmërisë.

Kamomili konsumohet si çaj dhe rekomandohet në mbrëmje, ose si zëvëndësues për çajrat e tjerë me kafeinë. Këto bimë përdoren në formë çaji me lule të thata.

Hudhra, ndihmon në qetësimin e muskujve.

Livandoja është analgjezik, ka efekt qetësues, zbut nervat dhe dhimbjet. Vaji esencial përdoret për të nxitur gjumin. Përdoret në terapitë e aromave, ndërsa në variantin e thatë përdoret si çaj ose si aromatizues ambienti.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore