Stil

Billie Eilish “hap letrat”, tregon pse vishej me veshje të gjera


Billie Eilish - Këngëtare

Këngëtarja kontroverse, Billie Eilish, së fundmi ka shpalosur detaje të ndryshme të pathëna më parë.

Eilish në një intervistë të dhënë për “Vogue Australia”, ka treguar se arsyeja që ajo ishte prezantuar në publik vazhdimisht me veshje të madhësive të gjera, ishte një fushatë e Calvin Klein në vitin 2019.

“Është një punë e madhe të përpiqesh të kontrollosh imazhin, sepse njerëzit do të thonë gjithçka që mendojnë. Por ka qenë kaq e rëndësishme që të kem imazhin që dua dhe të përpiqem të dukem ashtu si dua të më shohin”.

Billie Eilish në kampanjën e Calvin Klein.

“Sigurisht, nuk funksionoi vërtet. Është shumë e vështirë të kontrollosh komentet në një pozicion si imi, apo jo? Nuk mund ta kontrollosh dot aq shumë, por mund ta provosh”, u shpreh ajo.

Madje, ylli amerikan i muzikës pop, ka treguar se gjatë një interviste të dhënë kohë më parë ajo nuk e kishte treguar të vërtetën kur ishte pyetur se – “çfarë bën jashtë muzike”.

Billie Eilish.

“Kam dhënë një intervistë ku dikush më bëri atë pyetje unë i thash – ‘edhe kur nuk jam duke bërë muzikë, jam duke bërë muzikë’. Dhe në fakt këtë gjë e ka thënë Lil Wayne në një intervistë dhe unë e pashë dhe e thashë. Dhe kjo nuk ishte as e vërtetë”.

“Kur je adoleshente nuk e njeh veten, kështu që përpiqesh ta kuptosh atë. Kjo ishte gjëja më e vështirë për mua dhe nuk e dija vërtetë se si ndihesha. Kështu që thjesht mbahesha pas asaj fasade”, tha ylli i hitit “NDA”.

Ndryshe, kohëve të fundit, Eilish, kishte qenë pre e kritikave të shumta nga ndjekësit e saj të cilët e cilësuan atë si “raciste”.

Ajo ishte kritikuar pasi një video e vjetër e publikuar së fundmi, shfaq atë duke thënë se personazhi i Cindy-r nga “The boondocks”, ishte i preferuari i saj.

“Personazhi im i preferuar do të ishte Cindy nga “The Boondocks”, sepse ajo është si unë. Ajo jam unë, nësë thjesht do të bëja gjërat që kam menduar të bëj”, tha Eilish në videon virale.

Ndërsa, “The Boondocks”, është një serial i animuar, i cili njihet për përdorimin e satirës afro-amerikane, teksa personazhi i Cindy-t por edhe të tjerat, njihen për mënyrën se si prekin me humor apo satirë, tema të politikës, racizmit e terrorizmit.

Cindy, është një kukull bionde, por flet me theks afrikano-amerikan, ndërsa portretizohet si një person i pavetëdijshëm për problemet me racizmin.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore