Lajme

Bilanci ditor në Donbas: Një ushtar ukrainas i vrarë dhe një i plagosur


Gjatë 24-orëve të fundit, në Donbas mbeti i vrarë një ushtar ukrainas. Ndërsa një tjetër u plagos në luftime.

Këto, si pasojë e granatimeve nga formacionet e armatosura të Federatës Ruse.

Lajmin ka bërë të ditur shërbimi për shtyp i Operacionit të Forcave të Bashkuara ukrainase në faqen e tyre në Facebook.

“Deri në orën 17:00 janë regjistruar 59 sulme nga formacionet e armatosura të Federatës Ruse, 54 prej të cilave me përdorim të armëve të rënda”, thuhet në raport.

Në veçanti, sipas tyre, pushtuesit qëlluan në pozicionet e mbrojtësve ukrainas pranë Novotoshkovsky-t, Zolote-s, Popasna-s, Yuzhny-t, Peski-t, Svetlodarsk-ut, Bogdanovka-s, Mariupol-it, Stanitsa Luhanska-s, Shchastia-s, Avdiivka-s, Maryinka-s dhe Granitne-s.

Forcat e Përbashkëta sqarojnë se janë në kontroll të situatës dhe po “përgjigjen në mënyrë adekuate ndaj kërcënimeve të mundshme nga armiku”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore