Gjatë 24-orëve të fundit, në Donbas mbeti i vrarë një ushtar ukrainas. Ndërsa një tjetër u plagos në luftime.
Këto, si pasojë e granatimeve nga formacionet e armatosura të Federatës Ruse.
Lajmin ka bërë të ditur shërbimi për shtyp i Operacionit të Forcave të Bashkuara ukrainase në faqen e tyre në Facebook.
“Deri në orën 17:00 janë regjistruar 59 sulme nga formacionet e armatosura të Federatës Ruse, 54 prej të cilave me përdorim të armëve të rënda”, thuhet në raport.
Në veçanti, sipas tyre, pushtuesit qëlluan në pozicionet e mbrojtësve ukrainas pranë Novotoshkovsky-t, Zolote-s, Popasna-s, Yuzhny-t, Peski-t, Svetlodarsk-ut, Bogdanovka-s, Mariupol-it, Stanitsa Luhanska-s, Shchastia-s, Avdiivka-s, Maryinka-s dhe Granitne-s.
Forcat e Përbashkëta sqarojnë se janë në kontroll të situatës dhe po “përgjigjen në mënyrë adekuate ndaj kërcënimeve të mundshme nga armiku”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Ndalohet edhe një person për spiunazh nga rajoni i Mitrovicës
-
Biserko: Serbia po pret ndryshimin e kontekstit ndërkombëtar, që do t’i shkonte për shtati
-
Ngritja e peshave në moshën 65-vjeçare ruan forcën e muskujve të këmbëve
-
Holanda thërret ambasadorin izraelit pas hetimit të ish-kreut të Mossad-it
Lajmet kryesore
-
Borrell: Kosova s’ishte e gatshme për takim trelateral, Kurti paraqiti tri kushte
-
Gonzato takim me kreun e KLSH-së: Institucioni, rol vendimtar antikorrupsional
-
Rama flet rreth “dashurisë së verbër” për Evropën dhe zbulon nëse Netanyahu do të arrestohej në Shqipëri pas vendimit të GJNP-së
-
Ndalohet edhe një person për spiunazh nga rajoni i Mitrovicës