Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar dy humbje jete nga coronavirus-i në Shqipëri, dhe kanë rezultuar pozitivë 300 persona.
Në Spitalin Infektiv janë duke marrë trajtim spitalor të specializuar 91 pacientë, ku 12 prej tyre janë në gjendje të rënduar.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 934 pacientë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 259 mijë e 999 që nga fillimi i epidemisë.
Që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri, kanë humbur jetën 3 mijë e 432 qytetarë.
Aktualisht janë 6 mijë e 170 raste aktive me COVID-19 në të gjithë vendin.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u ka bёrё apel qytetarëve për t’u vaksinuar, me qendrat shëndetësore dhe pikat e vaksinimit që po ofrojnë shërbimin kudo në vend.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com