Lajme

Bieber: Serbia nën Vuçiç-in nuk do të jetë kurrë në BE


Florian Bieber

Profesori i Qendrën për Studime Juglindore në Universitetin e Gracit, Florian Bieber, ka thënë se Serbia ka probleme serioze me korrupsionin, lirinë e medias dhe mungesën e demokracisë dhe se nuk do të mund të bëhet kurrë pjesë e Bashkimit Evropian.

Ai ka thënë se për këtë është i vetëdijshëm Presidenti i Serbisë, Alekandar Vuçiç andaj bënë politika kundër parimeve evropiane.

“(Presidenti i Serbisë Aleksandar) Vuçiç e di shumë mirë këtë dhe është i vetëdijshëm se mënyra e qeverisjes së tij nuk është në përputhje me parimet evropiane. I takon atij të zgjedhë nëse do të zvogëlojë ndikimin e tij dhe do të heqë dorë nga të qenit ‘i gjithëfuqishëm’ apo do të vazhdojë të sundojë në të njëjtën mënyrë”, ka thënë Bieber në një intervistë për Nova.rs.

Aleksandar Vuçiç

Është e mirë që presidenti amerikan, Joe Biden i dinë të gjitha problemet që ka Serbia me demokracinë, sundimin e ligjit dhe lirinë e mediave vërehen edhe në Amerikë.

Për këtë Biden është informuar edhe nga letra që kanë dërguar kongresmenët presidentit amerikan.

“Në atë letër ata theksojnë rëndësinë e sanksioneve dhe ky ishte mesazhi i dërguar nga administrata amerikane më parë – se janë të gatshëm të vendosin sanksione ndaj politikanëve në rajon, nëse konsiderohen si kërcënim për demokracinë e paqen në rajon”.

Bieber ka thënë se është shumë e vështirë të kritikosh publikisht një qeveri, nëse ekziston frika objektive se qeveria do të distancohet nga Prëndimi.

“Ky është mesazhi që Vuçiç po dërgon me shumë zgjuarsi, duke thënë se në mungesë të mbështetjes do t’i afrohet edhe më shumë Kinës dhe Rusisë. Së dyti, Perëndimi prej kohësh ka besuar se autoritetet në Serbi do të bëjnë kompromise të caktuara për çështjen e Kosovës dhe për këtë arsye ata ishin të gatshëm të ofrojnë mbështetje”, ka thënë profesori Bieber, duke shtuar se BE-ja tani e ka kuptuar se Vuçiç nuk është i gatëm për asgjë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore