Lajme

Bie numri i vizitorëve në Kosovë, 9 mijë më pak në tre mujorin e dytë


Ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat e Hotelerisë në Kosovë për tremujorin e dytë (TM2) 2021.

Në tremujorin e dytë të këtij viti, numri i vizitorëve ishte 60 mijë e 884, prej tyre 36.22 për qind vendorë dhe 63.78 për qind të huaj.

Krahasuar me tremujorin e parë të këtij viti, kemi rënie të vizitave.

Në tremujorin e parë të këtij viti, sipas të dhënave të ASK-së, numri i vizitorëve ishte 69 mijë e 448, ose 9 mijë më shumë se në tremujorin e dytë.

Ndërsa në tremujorin e dytë numri i net-qëndrimeve është 94 mijë e 148, në tre mujorin e parë ishte 111 mijë e 318.

Po ashtu, të huaj e përbëjnë numrin më të madh të atyre që qëndrojnë nëpër hotelet e Kosovës në zonat turistike.

Ujëvarat e Mirushës

Në tremujorin e parë të këtij viti 46.82 për qind të atyre që kanë qëndruar nëpër hotelet e Kosovës janë vendas, dhe 53.18 për qind të huaj.

Numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në Prishtinë, Prizren dhe Pejë.

Kurse vizitorë më së shumti kishte nga Shqipëria, pasuar nga Gjermania dhe Zvicra.

Coronavirusi ka ndikuar që numri i vizitorëve të huaj të bie, shkaku i mbylljes totale në vend.

Në Kosovë gastronomia është duke punuar vetëm në tarasa dhe me orarë të shkurtuar, por jo edhe në ambientet të brendshme, ndërsa sallat e dasmave dhe lokalet e natës e kanë ndaluar veprimtarinë bazuar në rregullat e Qeverisë së Kosovës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore