Lajme

Biden: Vendet arabe të gatshme ta njohin plotësisht Izraelin


Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka thënë se Arabia Saudite dhe vendet e tjera arabe janë “gati të njohin plotësisht Izraelin”.

Këtë ai e ka bërë me dije gjatë një fjalimi në një ngjarje për mbledhjen e fondeve të fushatës në Radio City Music Hall në New York.

“Nuk do të hyj në detaje tani. Por kam punuar me sauditët dhe të gjitha vendet e tjera arabe, duke përfshirë Egjiptin, Jordaninë dhe Katarin. Ata janë të gatshëm të njohin plotësisht Izraelin, ta njohin plotësisht Izraelin për herë të parë”, ka thënë presidenti amerikan.

“Por duhet të ketë një plan pas Gazës dhe duhet të ketë një zgjidhje me dy shtete, nuk duhet të ndodhë sot, por duhet të ketë përparim dhe unë mendoj se ne mund ta bëjmë këtë”, ka shtuar ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore