Lajme

Biden telefonon Netanyahu-n, thirrja e parë që nga nisja e operacionit tokësor në Gaza


Presidenti amerikan Joe Biden foli në telefon të dielën e 29 tetorit me kryeministrin izraelit Netanyahu të dielën, njoftoi zyra e kryeministrit.

Lajmi u bë i ditur nga gazetari i Axios-it, Barak Ravid.

Kujtojmë që, kjo është thirrja e tyre e parë që nga fillimi i operacionit tokësor izraelit në Gaza.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë bisedoi më herët me liderët rajonalë të Lindjes së Mesme, tha këshilltari për sigurinë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan, pa specifikuar se cilët liderë.

“Është diçka për të cilën kam qenë në telefon vonë mbrëmë duke punuar. Diçka për të cilën presidenti do të punojë sot në bisedat që ai ka me liderët rajonalë dhe ne do të vazhdojmë ta zgjidhim këtë problem derisa të kemi marrë ndonjë amerikan që dëshiron të lërë Gazën jashtë”, tha Sullivan për MSNBC.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore