Lajme

Biden telefonatë me Mbretin e Arabisë Saudite për vrasjen e Kashoggi-t


Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Joe Biden, pritet të telefonojë Mbretin e Arabisë Saudite, Salman bin Abdulaziz al-Saud, përpara publikimit të planifikuar të një raporti të inteligjencës amerikane që zbulon detaje për zhdukjen dhe vrasjen e gazetarit të shquar Jamal Khashoggi.

Duke cituar një burim, faqja e lajmeve Axios, raportoi të martën se “nxjerrja e menjëhershme e raportit” mund të përfshijë një nga bijtë e mbretit, pa përmendur asnjë emër.

Çështje të tjera ka të ngjarë të diskutohen, por çështja Khashoggi mund të dominojë titujt kryesorë, shtoi raporti.

Dokumenti i paklasifikuar nga Zyra Amerikane e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare (DNI) thuhet se nënkupton që Princi i Kurorës Saudite, Mohammed bin Salman, i njohur gjithashtu si MBS, ishte i përfshirë në vrasjen e Khashoggi-t dhe copëtimin e trupit të tij.

Khashoggi ishte kolumnist i gazetës Washington Post dhe kritik i politikave të qeverisë Saudite. Ai u vra nga një ekip agjentësh sauditë në ambasadën e Arabisë Saudite në Stamboll, në tetor 2018. Ai kishte shkuar në ndërtesë për të marrë dokumentet që i duheshin për martesën e tij.

Mediat amerikane më vonë raportuan se Agjencia Qëndrore e Inteligjencës (CIA) kishte rënë në përfundim se MBS ishte i përfshirë.

MBS ka mohuar akuzat, por ka pranuar përgjegjësinë si udhëheqësi de facto i mbretërisë.

MBS nuk ka folur më parë me Biden. Megjithëse si ministër i mbrojtjes së vendit, ai bëri një telefonatë me Sekretarin e Mbrojtjes të SHBA-së, Lloyd Austin.

Refuzimi i Trump

Në përgjigje të vrasjes, Kongresi Amerikan miratoi legjislacionin  që DNI-ja të lëshojë një raport të paklasifikuar për vrasjen e Khashoggi-t.

Administrata Trump refuzoi të lëshojë raportin e plotë në kundërshtim me ligjin. Ata u thënë ligjvënësve se zbulimi i informacionit do të rrezikonte burimet dhe metodat e zyrës së inteligjencës kombëtare.

Ish presidenti i SHBA, Donald Trump, u pa si mbështetës i monarkisë Saudite, veçanërisht i MBS-së. Trump zgjodhi Riadin si destinacion për vizitën e tij të parë të huaj, duke forcuar lidhjet e tij me vendin.

Biden po lëviz për të rikalibruar lidhjet SHBA- Arabi Saudite. Ai i dha fund mbështetjes së SHBA-së për operacionin e udhëhequr nga Sauditët në Jemen dhe duke rifilluar bisedimet me Iranin, një veprim që Riadi po e kundërshton.

Drejtoresha i Inteligjencës Kombëtare, në administratën e Biden, Avril Haines, gjithashtu u zotua gjatë seancës së saj të konfirmimit në Senat se ajo kishte për qëllim të tregonte raportin e paklasifikuar Khashoggi.

Grupet e të drejtave të njeriut dhe ekspertët e Kombeve të Bashkuara kanë denoncuar vrasjen e Khashoggi dhe së bashku me ligjvënësit amerikanë, kanë kërkuar prej kohësh për lëshimin e raportit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore