Shqipëria

Biden e quan Thaçin George Washington-in e Kosovës, Rama e quan Joseph K të Kafka-s


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, lëvroi sërish në simbolikë gjatë fjalës së tij në Këshillin e Evropës duke krahasuar Hashim Thaçin me personazhin e Franz Kafka-s, Joseph K.

“Biden (Joseph Biden – AP) e ka quajtur një herë Thaçin si George Washington-in e Kosovës por unë do ta quaja Joseph K. si karakteri i Kafka-s dhe procesi, u arrestua nga një autoritet i largët, i panjohur, pa e kuptuar se për çfarë ishte akuzuar”, krahasoi Rama.

Kujtojmë që Joseph K. është protagonist i romanit alegorik Gjyqi nga Franz Kafka.

Bëhet fjalë për një punonjës mjaft i zakonshëm i bankës, ai arrestohet për krime të paspecifikuara dhe nuk është në gjendje të kuptojë gjykimin e tij.

“Ai dha dorëheqjen me dinjitet dhe iu besua drejtësisë ndërkombëtare sepse në fund të fundit për drejtësinë e kishte vënë jetën në rrezik. Është ende atje, në burg, një Joseph K. i gjallë, në burg nga një ‘Fake news’”, ravijëzoi në përmbyllje Rama.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore