Lajme

Biden: 500 milionë dollarë ndihmë qeverisë ukrainase dhe një program i ri për refugjatët


Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden, ka njoftuar se qeverisë ukrainase do t’i jepet një këst i veçantë prej 500 milionë dollarësh nga ndihma amerikane, përveç 800 milionëve dollarëve ndihmë ushtarake që ai premtoi të enjten.

“Përveç forcimit të rezistencës së Ukrainës në fushën e betejës, ne po demonstrojmë gjithashtu mbështetjen tonë për popullin e Ukrainës. Sot, Shtetet e Bashkuara po njoftojnë se ne synojmë të sigurojmë 500 milionë dollarë shtesë në ndihmë të drejtpërdrejtë ekonomike për qeverinë ukrainase”, tha Biden.

Ndihma e re e sjell mbështetjen e përgjithshme ekonomike të SHBA-ve për Ukrainën, tha Presidenti, në 1 miliard dollarë në gati dy muajt e fundit që nga pushtimi i Rusisë.

Financimi prej 500 milionë dollarësh mund të përdoret nga qeveria e Ukrainës “për të stabilizuar ekonominë e saj, për të mbështetur komunitetet që janë shkatërruar nga sulmi rus dhe për të paguar punëtorët e guximshëm që vazhdojnë të ofrojnë shërbime thelbësore për popullin e Ukrainës”.

Gjithashtu ai njoftoi për përpjekjen e re, “Bashkohuni për Ukrainën”.

Kjo sipërmarrje shkon në mbështetje të ukrainasve që të shkojnë në SHBA, në mes të pushtimit brutal të vazhdueshëm.

Rreth dy të tretat e fëmijëve ukrainas tanimë janë zhvendosur.

Biden e përshkroi atë si “një kanal të përshtatshëm për migrimin e sigurt legal nga Evropa në Shtetet e Bashkuara për ukrainasit”, duke vënë në dukje se ata emigrantë duhet të kenë një sponsor amerikan, përfshirë një familje ose organizatë joqeveritare.

“Ky program do të jetë i shpejtë, do të jetë i efektshëm dhe do të sigurojë që Shtetet e Bashkuara të respektojnë angazhimin e tyre ndaj njerëzve të Ukrainës dhe nuk duhet të kalojnë përmes kufirit tonë jugor”, tha ai.

Biden shtoi se veprimet e reja të Shteteve të Bashkuara synonin t’i dërgonin një mesazh presidentit rus Vladimir Putin, ndërsa ai vazhdon inkursionin e tij të dhunshëm në muajin e tretë.

“Uniteti ynë me aleatët e partnerët tanë dhe uniteti ynë me popullin ukrainas po i dërgon një mesazh të pagabueshëm Putin-it: Ai kurrë nuk do të ketë sukses të dominojë dhe pushtojë të gjithë Ukrainën. Ai nuk do”, tha ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore