Lajme

Besimi në euro i lartë brenda unionit, ja kush mban rekordin


Skepticizmi për përdorimin e euros si monedhë të përbashkët brenda Bashkimit Evropian ka qenë shpesh i luhatur në perceptimin publik.

Gjithsesi, një raport nga barometri i BE-së, tregon se besimi në të është i lartë.

Rekordin e mban Irlanda e Veriut, në të cilën 93% e banorëve, kanë besim se përdorimi i euros është i mirë për unionit. Ata pasohen nga sllovenët, 90% e të cilëve e cilësojnë të mirë përdorimin e euros.

Gjermanët janë në kuotën e 84% të besimit në monedhën e përbashkët ndërsa francezët në 79%. Portugezët dhe spanjollët radhiten në kuotën 82% dhe 81%. Më poshtë janë grekët me 77% besueshmëri.

Italianët radhiten akoma më poshtë me 75% besueshmëri. Ndër më të ulëtit ndërkaq, janë belgët dhe holandezët – dy prej vendeve themeluese të BE-së.

72% e belgëve besojnë në përdorimin e euros si të mirë për zonën e përbashkët. Ndër holandezët, janë 68% e tyre që besojnë në monedhë të përbashkët.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore