Sport

Besiktas: “Ai është në gjendje më të mirë dhe po bëhet më mirë”


Skuadra e Besiktas thotë se mbrojtësi Fabrice N’Sakala “po ndjehet shumë më mirë” pasi u rrëzua gjatë ndeshjes së së shtunës në Super Ligën Turke me Gaziantep.

31-vjeçari, N’Sakala, ra në tokë në minutën e 70 -të dhe u dërgua në spital, por shkaku nuk dihet ende.

Besiktas tha se mbrojtësi i tyre i majtë ishte i vetëdijshëm.

Ndeshjen në të cilën u rrëzua N’Sakala, sulmuesi i huazuar nga Chelsea, Michy Batshuayi bëri debutimin e tij për Besiktas, ndeshja e cila përfundoi 0-0.

“Mbrojtësi i majtë ndërkombëtar kongolez u dërgua menjëherë në spital,” tha klubi i tij në një deklaratë të Dielën. “Raportet e hershme kanë treguar se ai është në gjendje më të mirë dhe po bëhet më mirë.

“Besiktas ka falënderuar ata dashamirës të futbollit që kanë treguar shqetësim”.

Incidenti ndodh dy muaj pasi mesfushori danez Christian Eriksen pësoi një arrest kardiak në fushë gjatë një ndeshje të fazës së grupeve të “Euro 2020” kundër Finlandës në Kopenhagen.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore