Kosova

Bërnabiç në Paris: Anëtarësimi i Kosovës në UNESCO do të ishte katastrofal


Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç.

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, ka deklaruar në Paris se çështja e Kosovës do të jetë në agjendën e saj gjatë vizitës dyditore në Paris.

“Do të trajtoj edhe çështjen e Kosovës dhe trashëgiminë tonë kulturore, historike, kishat dhe manastiret në Kosovë që janë nën mbrojtjen e UNESCO-s”, ka thënë kryeministrja serbe.

Por, për çështjen e anëtarësimit të Kosovës në UNESCO, ajo konsideron se do të ishte katastrofal.

“Mendoj se anëtarësimi i Kosovës në UNESCO do të ishte katastrofik. Mendoj se do të ishte një precedent i madh dhe dihet se do të na dërgonte në shumë çështje të tjera me përmasa globale që UNESCO-s nuk i duhen”, tha Bërnabiç, raporton N1.

Ajo po ashtu gjatë bisedës veçoi takimin me Drejtoreshën e Përgjithshme të UNESCO-s, Audrey Azula.

Të enjten, ministrja e Shqipërisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka ngritur çështjen e anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë në një seancë të Konferencës së Përgjithshme të UNESCO-s.

“Për këtë po përpiqen dhe po përpiqen të përfshihen në UNESCO. Ne realisht këtë po e luftojmë çdo ditë dhe jemi për depolitizimin e qartë të UNESCO-s dhe për momentin kemi mbështetjen dhe mirëkuptimin e plotë që institucionet e Prishtinës, si të tilla, nuk mund të jenë anëtare të UNESCO-s”, deklaroi kryeministrja serbe.

Sipas saj, në këtë mënyrë do të mund të mbrohet statusi i të dyja vendeve.

“Kështu që, pavarësisht lobimit të njërës apo tjetrës palë, besoj se do të jemi në gjendje të ruajmë statusin tonë në atë kuptim dhe të mbrohemi nga ato sulme”.

Bërnabiç mori pjesë në Forumin për Paqe në Paris, duke theksuar se forumi këtë vit kryefjalë e kishte qeverisjen globale në mes të pandemisë dhe përgatitjeve për qeverisjen globale pas pandemisë.

Në këtë forum është duke marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Forumi i Paqes në Paris do të zgjasë për tre ditë nga 11 deri në 13 nëntor.

“Në total, 450 pjesëmarrës priten të jenë prezent, duke përfshirë rreth tridhjetë krerë shtetesh dhe qeverish”, thuhej në njoftimit për media të Zyrës së Presidentit të Francës, Emannuel Macron.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore