Shëndet

Bella Hadid thotë se më në fund është “e shëndetshme”, pas 15 vjetësh beteja prapa kamerave


Modelja, Bella Hadid ka folur hapur për betejat e saj afatgjata shëndetësore, të cilave duket se po iu vjen fundi.

Modelja 26-vjeçe postoi një përditësim në mediat sociale, duke ndarë se ajo është “më në fund në gjendje stabile” pas më shumë se një dekade betejash intensive shëndetësore, duke përfshirë ” mbi 100 ditë trajtim të sëmundjes Lyme, dhe gati 15 vjet vuajtje të padukshme”.

“Vetja ime e vogël do të ishte shumë krenare që nuk u dorëzova” filloi postimin në Instagram Hadid, duke shtuar se ajo është mirënjohëse për nënën Yolanda Hadid, e cila gjithashtu u diagnostikua me sëmundjen Lyme në 2012 së bashku me vëllain më i vogël Hadid, Anwar.

“Faleminderit mamasë sime që mbajti të gjitha të dhënat e mia mjekësore, që më qëndroi pranë, nuk la kurrë nga ana ime, mbronte, mbështeti, por mbi të gjitha, që më besoi gjatë gjithë kësaj”, ka shkruar ajo në mbishkrim.

Ajo ka thënë se gjatë kësaj kohe, shumë prej momenteve, ishte e kapluar nga ndjenjat e konfuzionit.

“Të jetosh në këtë gjendje, duke u përkeqësuar me kohën dhe punën, ndërsa përpiqesha të bëja veten, familjen time dhe njerëzit që më mbështesin – krenarë, më kishin dëmtuar në mënyra që nuk mund t’i shpjegoj. Të jem e trishtuar dhe e sëmurë me më shumë bekime, privilegje, mundësi e dashuri rreth meje ishte ndoshta gjëja më konfuze ndonjëherë”, ka shtuar ajo.

Bella, ka thënë se po të ishte nevoja, përsëri do t’i ndiqte rrugët e njëjta, me qëllim të kurimit.

“Një gjë që dua t’ju shpreh të gjithëve është se jam mirë dhe nuk keni pse të shqetësoheni, dhe se nuk do të ndryshoja asgjë për botën”, ka shkruar ajo.

“Nëse do të më duhej të kaloja përsëri të gjitha këto, për të arritur këtu, pikërisht në këtë moment në të cilin jam tani, me të gjithë ju, më në fund të shëndetshëm, do t’i bëja të gjitha përsëri”, ka shtuar ajo.

“Universi funksionon në mënyrat më të dhimbshme dhe më të bukura, por më duhet të them se nëse jeni duke luftuar – do të përmirësohet. Dhe premtimet. Hidhni një hap larg, qëndroni të fortë, kini besim në rrugën tuaj, ecni në të vërtetën tuaj dhe retë do të fillojnë të pastrohen”, shtoi ajo pos tjerash.

Ky postim nuk ishte hera e parë që Bella ishte e hapur për betejat e saj afatgjata shëndetësore.

Në vitin 2021, ylli ndau një vështrim në aspektet jo aq magjepsëse të të qenit modelemes këtyre betejave.

“Të jetosh me disa sëmundje kronike autoimune, dhe të vazhdosh përsëri”, shkroi ajo postimin, i cili përfshinte disa foto të saj.

Në vitin 2016, modelja u hap për People, për të luftuar me sëmundjen Lyme ndërsa punonte si modele.

“Jeta nuk është gjithmonë ashtu siç duket nga jashtë”, tha ajo në atë kohë, duke shtuar se “pjesa më e vështirë e këtij udhëtimi është të gjykohesh nga mënyra se si dukesh në vend të mënyrës se si ndihesh”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore