Sport

Beijing 2022/ Denni Xhepa arrin renditjen më të mirë të Shqipërisë në një aktivitet madhor


Denni Xhepa ka arritur të renditet i 28-ti në Slalom gjatë mëngjesit të sotëm.

Skitari nga Shqipëria, ka arritur rezultatin më të mirë në histori të Shqipërisë në kuadër të Lojërave Olimpike Dimërore.

Ai ishte në mesin e 88 garuesve gjatë garës së madhe.

Në fund, Xhepa arriti të renditet i 28-ti, duke shënuar kështu histori për Shqipërinë.

Vlen për t’u theksuar, që në mesin e 88 garuesve, Xhepa ishte renditur më i miri për moshat U21.

Xhepa ka qenë sportisti i vetëm i Shqipërisë në Lojërat Olimpikë Dimërorë, ‘Beijing 2022’.

Paraqitja e Denni-t i lë me shpresë gjeneratat e reja të shtetit tonë, në mënyrë që për Olimpiadat tjera dimërore, në garë të mos kemi vetëm një sportist.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore