Lajme

Bëhen deputetë kandidatët e komuniteteve që u përkrahën nga Lista Serbe


Disa nga deputetët e Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës

E përkrahur nga Listës Serbe, boshnjakja Adriana Hoxhiq, të cilën po e heton Prokuroria Speciale për votat e marra në vendbanimet ku nuk ka asnjë boshnjak, ka arritur të bëhet deputete e Kuvendit të Kosovës.

Sipas rezultateve përfundimtare të Komisionit Qendror të Kosovës, Hoxhiq ka marrë 5.183 vota.

Edhe subjekti politik i formuar pak para zgjedhjeve “Romani Iniciyativa”, që dyshohet se u ndihmua nga Lista Serbe, ka arritur t’i ketë dy deputetë. Fadil Gashi ka marrë 1.928 vota dhe Hatixhe Gjogjeviq ka marrë 713 vota.

Edhe Brahim Shabani, nga “Koaliciija Vakat” të cilin ish-deputetja Duda Balje e akuzoi për bashkëpunim me Listën Serbe, ka arritur të bëhet deputet pasi ka marrë 2.763 vota.

Ndërkohë nga Lista Serbe janë dhjetë deputetë që i kanë siguruar ulëset në Kuvend.

Ata janë: Slavko Simiq, Igor Simiq, Miljana Nikoliq, Zoran Mojsiloviq, Ivan Todosijeviq, Verica Qeraniq, Branislav Nikoliq, Millosh Peroviq, Ljubinko Karaxhiq, Jasmina Dedik.

Dy deputetë i takojnë “Kosova Demokratik Turk Partisi”, konkretisht Fikrim Damkës me 3.783 vota dhe Fidan Jiltas me 2.515 vota.

Nga Inciativa e Re Demokratike e Kosovës, Elbert Krasniqi ka marrë 2.310 vota. Bekim Arifi nga Partia e Ashkalinjëve për Integrim ka marrë 973 vota.

Kurse, Emilija Rexhepi nga “Nova Demokratska Stranka” ka marrë 2097 vota. Adem Hoxha nga “Jedinstvena Goranska Partija” ka marrë 1.375 vota.

Kryetarja e Listës së Bashkimit Socialdemokrat, nga komuniteti boshnjak, Duda Balje, pati thënë për Albanian Post se Lista Serbe po ndihmon disa deputetë të komuniteteve që më pas t’i dirigjojë brenda Kuvendit.  

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore