Begaj përshëndet vendimin e Asamblesë Parlamentare të KiE-së për Kosovën: Pritet hapi final për të festuar
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, e ka përshëndetur vendimin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës sa i takon rekomandimit për anëtarësimin e Kosovës në organin e lartë evropian.
Përmes një publikimi në X, ish-Twitter, kreu i shtetit ka falënderuar të gjithë ata që kanë punuar dhe që e kanë mbështetur kërkesën e drejtë të Kosovës për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës.
“Pritet vetëm hapi final në maj, i cili shënon edhe momentin e merituar për të festuar”, përmbyll presidenti Begaj.
Përshëndes vendimin e Asamblese Parlamentare të Këshillit të Evropës @PACE_News.
Falenderoj ata që kanë punuar dhe kanë mbështetur kërkesën e drejtë të Kosovës për t’u anëtarësuar në @coe.
Pritet vetëm hapi final në maj, i cili shënon edhe mometin e merituar për të festuar.
— Bajram Begaj (@BajramBegajAL) April 16, 2024
Më herët, ministripër Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ka përgëzuar Kosovën për një arritje tejet të rëndësishme, ku Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka vendosur pro anëtarësimit të saj në organizatë.
Përmes një komunikatë në X, ish-Twitter, Hasani shkruan se ky është një çast historik për Kosovën.
“Rekomandimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për anëtarësimi i Kosovës është një njohje e progresit dhe potencialit të saj”, shkruan kryediplomati shqiptar.
Ai shprehet më tej se ky është një hap vendimtar drejt një bashkëpunimi më të madh, stabilitetit dhe prosperitetit për popullin e Kosovës.
“Është një dëshmi e përkushtimit të Kosovës ndaj vlerave evropiane”, përmbyll Hasani. “Ndalesa tjetër: Komiteti i Ministrave!”.
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka votuar pro raportit për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.
Për miratimin e raportit të raportueses për Kosovën në KiE, Dora Bakoyannis, kanë qenë 131 vota për, 29 kundër dhe 11 abstenime.
Para miratimit të raportit, Asambleja Parlamentare e KiE-së, i hodhi poshtë të gjitha amendamentet e propozuara nga Serbia.
Për t’u bërë anëtare e plotë e KiE-së, Kosovës i ka mbetur vetëm edhe një hap: votimi i Këshillit të Ministrave të Jashtëm në muajin maj.
Lidhur me këtë ka reaguar edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke thënë se jemi edhe një hap larg anëtarësimit.
“Asambleja Parlamentare i thotë PO Kosovës. Jemi edhe një hap më afër dhe vetëm një hap larg anëtarësimit në Këshillin e Evropës”, ka shkruar Kurti në Facebook.
“Faza e radhës dhe e fundit që na pret është ministeriali në muajin maj. Meqenëse që nga viti 1951, Komiteti i Ministrave nuk ka marrë vendim ndryshe nga Opinioni i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, besojmë që edhe faza e ardhshme do të përmbyllet me sukses. Megjithatë, puna jonë do të vazhdojë”, shtoi ai.
Kryeministri Kurti ka theksuar se nga anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, fiton demokracia, sundimi i ligjit dhe të drejtat e njeriut.
“E me Kosovën aty, Këshilli i Evropës fiton një demokraci të re e të gjallë, ku sundon ligji e respektohen të drejtat e njeriut”, potencoi ai.
“Faleminderit të gjithëve. Urime të gjithëve”, përfundoi Kurti.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Forcimi i gjyqësorit është investimi më i mirë për të ardhmen e Shqipërisë, thotë Gonzato
-
Lejuan ndërtimin e paligjshëm në Patok, arrestohet drejtori i IMT-së në Kurbin dhe pezullohen inspektorët
-
Dokumentari i Rai 3: Ironi dhe akuza në Kuvendin e Shqipërisë
-
Bardhi: Kuvendi të distancohet nga sjellja e Ramës ndaj Rai 3
Lajmet kryesore
-
BE duhet të zgjerohet ose të përballet me ‘Perden e re të Hekurt’, paralajmëron Michel
-
Forcimi i gjyqësorit është investimi më i mirë për të ardhmen e Shqipërisë, thotë Gonzato
-
Liria e medias “rrezikshëm afër pikës së thyerjes” në disa vende të BE-së
-
Osmani kërkon mbështetjen e Zvicrës për anëtarësimin e Kosovës në KiE