Auto

‘Bebja Tesla’ e lindur në sediljen e përparme të makinës


Një nënë nga Philadelphia ka sjellë në jetë foshnjën e saj, të parin në botë të lindur në një makinë Tesla.

Foshnja ka ardhur në jetë në sediljen e përparme të një makine elektrike inteligjente teksa nëna po e ngiste atë me autopilot, tregon e përditshmja “The Guardian”.

Lindja e jashtëzakonshme mësohet të ketë ndodhur në shtator, kur 33-vjeçarja Yiran Sherry dhe bashkëshorti i saj Keating Sherry, po çonin djalin e tyre tre-vjeçar në parashkollor.

Kontraktimet e gruas erdhën kur makina ishte e bllokuar në trafik dhe çifti kuptoi se s’mund t’ia dilte me kohën.

Kështu që, bashkëshorti i saj e vendosi automjetin në autopilot pasi caktoi sistemin e orientimit për në spital, 20 minuta larg në periferinë perëndimore të Paoli-t.

“Ajo po ma shtrëngonte dorën aq shumë sa mendova se do ta thyente atë”, ka treguar Keating Sherry.

Çifti ka rrëfyer se vendimi për të pritur fëmijën ishte vendimi më i mundshëm për t’u marrë sepse koha e parashikuar e mbërritjes në spital nuk premtonte.

“A duhet të shtyj apo duhet të mbaj? Duhet të shtyj apo duhet të mbaj? Le ta bëjmë këtë”, ka kujtuar ajo fjalët që ka thënë në atë kohë.

“The Guardian” tregon se infermieret e prenë kordonin e kërthizës së foshnjës mbi sediljen e përparme të makinës.

Keating Sherry ka rrëfyer se lehtësimi erdhi kur pediatri u tregoi se vajza e tyre ishte e shëndetshme.

Gjatë kohës që nëna e foshnjës qëndroi në spital, infermierët vazhdonin të shkonin në dhomën e saj për të parë “beben Tesla”.

Çifti e quajti vajzën Maeve Lily.

“Faleminderit inxhinierë gjenialë Tesla për dizajnin tuaj të shkëlqyer të autopilotit”, ka thënë Keating Sherry.

Lindja e foshnjës është një lajm i mirë për Tesla-n, e cila është rrënuar nga publiciteti i keq mbi shqetësimet e sigurisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore