Lajme

BE-ja vendos sanksione të reja kundër bjellorusëve


Diplomatët e Bashkimit Evropian kanë miratuar sanksione të reja kundër Bjellorusisë për rolin e saj mbështetës në sulmin rus ndaj Ukrainës,. Këtë e ka konfirmuar Presidenca Franceze e BE-së.

Sanksionet do të godasin gjithashtu “disa sektorë ekonomikë, dhe në veçanti lëndën drusore, çelikun dhe kaliumin”, thuhet në deklaratë.

Një zyrtar i BE-së tha këtë javë se një nga qëllimet e sanksioneve të reja kundër Minsk-ut ishte ndalimi i eksporteve të çdo malli tjetër bjellorus në BE, në krye të atyre që tashmë i nënshtroheshin sanksioneve të vendosura më parë nga BE-ja pasi presidenti Alexander Lukashenko shtypi protestat – pas zgjedhjeve të gushtit 2020.

Lexo zhvillimet e fundit duke klikuar KËTU

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore