Kosova

“Të bëhen gjashtë vende në Ballkanin e Hapur, pastaj BE e mbështet plotësisht”


Iniciativa rajonale Ballkani i Hapur

“Nëse Ballkani i Hapur përfshinë Malin e Zi, Kosovën dhe Bosnje-Hercegovinën, iniciativa do të ketë mbështetjen e plotë evropiane”, ka thënë një burim diplomatik nga Brukseli për gazetën maleze “Vijesti”.

BE nuk e ka asnjë problem me Ballkanin e Hapur dhe kryesisht e mbështet si ide, i ka thënë ai gazetës, por se shqetësimi ndaj saj buron nga ajo se “mund të jetë e pjesshme”.

“Shqetësimi ynë është që mund të jetë e pjesshme dhe brenda disa viteve të kontribuojë në ndarje të reja dhe rivalitete në rajon, gjë që do të sillte destabilizim”.

Sipas këtij burimi, Bashkimi Evropian është duke soditur mbi atë se a do t’i bashkohen iniciativës edhe tri vendet e tjera të rajonit.

“Ballkani i Hapur duhet të jetë gjithëpërfshirës në mënyrë që të funksionojë, të ketë kuptim dhe t’i shërbejë qëllimit”.

“Procesi i Berlinit dhe Ballkani i Hapur janë komplementare, nuk e përjashtojnë njëra tjetrën dhe mund të sjellin përfitime për të gjithë nëse respektohet principet dhe vlerat evropiane, duke filluar me gjithpërfshirjen”, ka thënë ai për “Vijesti”.

Mes tjerash, ai ka thënë se Ballkani i Hapur është ide amerikane dhe se BE e kupton atë dhe s’ka problem me një fakt të tillë, ngase BE dhe ShBA janë partnerë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore