Sport

Bayern Munich, kundër taksës së luksit nga UEFA


Klubi i Bayern Munich-ut ka dal haptazi kundër rregullave të reja që po ideohen për Fair-Play Financiar në futboll.

Më saktë, gjermanët po kundërshtojnë taksën e luksit, që pritet t’u vendoset klubeve që shpenzojnë më tepër në raport me të ardhurat.

“Fair-play financiar ishte një ide e mirë, por përjashtimet u bënë shumë shpejt,” tha Herbert Hainer, presidenti i Bayern Munich-ut në një intervistë për “Kicker”.

“Këtu puna duhet të bëhet në mënyrë më rigoroze dhe përmirësime duhet të bëhen”.

“Taksa e luksit? Unë nuk jam aspak i bindur për këtë taksë luksi. Për konkurrencë të ndershme, keni nevojë për rregulla të vlefshme me pasoja të dukshme”.

“Shumë shpesh në të kaluarën, përpjekjet delikate për sanksione u rishikuan ose u zbutën. Nuk mund të funksionojë kështu”, përfundoi Hainer-i.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore