Sport

Bayern Munich kërkon arratinë në Bundesliga


Java e 12 në Bundesliga gjermane do të fillojë me përballjen mes kampionëve në fuqi, Bayern Munich-ut dhe Augsburg-ut. Sfida do të luhet në “WWk Arena”, duke filluar nga ora 20:30.

Skuadrat vijnë pothuajse me kondigjent të plotë lojtarësh në këtë përballje. Te vendasit e Augsburg-ut mungojnë Tobias Strobl-i dhe Noah Joel Sarenren Bazee. Për bavarezet mungon Sven Ulreich-i dhe Niklas Sule.

Pas 11 javëve të luajtura, Bayern-i udhëheq kampionatin me 28 pikë. Vendasit renditen të 16-ët me nëntë pikë.

Në pesë ndeshjet e luajtura në shtëpi, Augsburg-u ka arritur dy fitore, dy humbje dhe një barazim. Bayern-i në transfertë numëron katër fitore dhe një barazim.

Ndeshjen e fundit në kampionat, para pauzës së kombëtareve, Bayern-i e fitoi me rezultatin 2-1 përballë Freiburg-ut, Augsburg-u humbi 1-0 përballë Wolfsburg-ut.

Përballja e fundit mes dy ekipeve ishte para gjashtë muajsh. Bayern-i fitonte në shtëpi me rezultatin 5-2.

Robert Lewandowski i Bayern-it është golashënuesi më i mirë në Bundesliga me 13 gola. Polaku ka katër gola më shumë se sa ka shënuar e gjithë skuadra e Augsburg-ut këto 11 javë të para në kampionat. Golashënuesi më i mirë te vendasit është Florian Niederlechner-i me tre gola.

Thomas Muller, po i Bayern-it është asistuesi më i mirë në Bundesliga, me tetë asiste. Ruben Vargas është asistuesi më i mirë te Augsburg-u, me dy asiste.

Bundesliga do të vijojë me ndeshjet e tjera të javës së 12:

Të shtunën

Dortmund – Stuttgart

Hoffenheim – Leipzig

Leverkusen – Bochum

Monchengladbach – Greuther Furth

Union Berlin – Hertha

Të dielën

Freiburg – Eintracht Frankfurt

Mainz – Koln

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore