Sport

Basketbollistët e skuadrës serbe refuzojnë ta mbajnë parullën “Ndaleni Luftën” (VIDEO)


Edhe një ngjarje e turpshme ka ndodhur nga ekipi serb, Ylli i Kuq, të cilët refuzuan ta mbajnë parullën “Stop War” apo “Naleni Luftën”, që dedikohej për luftën në Ukrainë.

Kjo gjë ndodhi në ndeshjen e basketbollit në Euroligë, ku skuadra serbe u përballë me atë nga Lituania, Zalgiris.

Basketbollistët e skuadrës nga Lituania dhe gjyqtarët e caktuar për këtë ndeshje, mbajtën këtë parullë me flamurin e Ukrainës, derisa ata të Yllit të Kuq refuzuan ta bëjnë një gjë të tillë.

Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që tifozët e Yllit të Kuq bënë veprime pro luftës në Ukrainë.

Në një ndeshje futbolli të zhvilluar më herët, ata shfaqën një koreografi me varreza dhe kryqe të formuara me flamurin e Ukrainës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore