Shqipëria

Bashkëpunëtori i Taçit – Fabio Petruzzella mbetet në burg


Kontabilisti nga Palermo, Fabio Petruzzella, do të mbetet në burg.

Ky është vendimi i gjykatës që pranoi kërkesën e prokurorisë së Palermos.

Petruzella u ndalua më 12 nëntor nën akuzën e pastrimit të parave.

Fillimisht kontabilistit iu caktua masa arrest shtëpie për një akuzë.

Kontabilisti Fabio Petruzella

Por, më pas për akuzën kryesore u konfirmua masa e paraburgimit, ndaj Petruzzella nuk do të largohet nga qelia.

Kontabilisti u arrestua së bashku me Francesco Zummo-n, një biznesmen 90-vjeçar nga Palermo.

Petruzzella mendohet se e ka ndihmuar Zummo-n që të shpëtonte 19 milionë euro nga konfiskimi, duke i transferuar ato në një llogari bankare në Tiranë.

Në vitin 2001 u sekuestruan pasuri me vlerë rreth 150 milionë euro.

Dhjetra të penduar e akuzuan atë se kishte transferuar shuma të mëdha parash me origjinë të paligjshme në institucione krediti jashtë vendit dhe veçanërisht në Zvicër.

Biznesmeni italian, Francesco Zummo
Shqipëri

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, të enjten e 2 dhjetorit vendosi të lërë në burg Bledar Lilon dhe Artur Ballën.

Lilo dhe Balla ishin dy të arrestuarit nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), si bashkëpunëtorë të biznesmenit Rezart Taçi, në skemën e pastrimit të parave.

Më 14 nëntor, GJKKO-ja la në fuqi masën “arrest me burg” për dy bashkëpunëtorët e Taçit.

Biznesmeni shqiptar, Rezart Taçi

Këta të fundit apeluan vendimin e GJKKO-së. Por, kërkesa e tyre u hodh poshtë nga Apeli.

Biznesmeni Taçi, pas publikimit të lajmit se ka një urdhër arresti për të mbi akuza për pastrim parash, ka reaguar menjëherë për Albanian Post duke i cilësuar ato tërësisht të pabaza dhe të pakuptueshme.

“Unë nuk arrij ta kuptoj se si mund të nxirret ndaj meje një urdhër i tillë arresti. Nuk ka asnjë provë, asnjë fakt. Është një vendim tërësisht i pakuptimtë”.

Nga ana tjetër, Taçi është shpallur në kërkim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore